Në Bruskel nuk pati një takim trepalësh në Bruksel, dhe kryeministri Edi Rama kërkon nga BE që të veprojë me vendosshmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore mes dy vendeve, Kosovë dhe Serbi. Në Bruksel, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bisedoi veçmas me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Kreu i qeverisë teksa shprehet se diskutimet janë zhvillim pozitiv, shton se ajo që i nevojitet rajonit është përparim përpara se të jetë tepër vonë.
Postimi i plotë
BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të!
Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.
