Një ditë pas publikimit në rrjetet sociale të videos së policit Berhan Bajrakurti, i cili ngacmonte me një video seksuale një 15-vjeçare ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar në bashkinë e Vaut të Dejës.
“Fytyra e policisë është fytyra ime, dhe e juaja, na përfaqëson të gjithëve ne”, tha Lleshaj gjatë takimit ku shoqërohej dhe nga kryebashkiaku i Vaut të Dejës. Pyetja themelore që kemi të gjithë tha ai është se kush është denoncuesi, pasi sipas ministrit nuk po gjendet.
I pyetur nga mediat lokale, nëse polici përfaqëson ministrin, referua dhe intervistës së dhënë prej tij në marrje të detyrës, Lleshaj u përgjigj: Ai është arrestuar mbrëmë nga Policia e Shtetit.
Një ditë më parë në rrjetet sociale u publikua një video e policit ku tregonte organet intime, dhe sipas denoncimit ai ngacmonte një 15-vjeçare. Nëna e vajzës i është drejtuar një prej mediave, pasi ka deklaruar se në policinë e Malësisë së Madhe nuk e kishin marrë seriozisht denoncimin e saj. Polici Berhan Bajrakurti u arrestua nga policia menjëherë pas publikimit të videos.
