Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, Marigona, janë bërë prindër për herë të parë. Pas ardhjes në jetë të djalë, Robini ka postuar në llogarinë e tij në Instagram fotot e para familjare, së bashku me mesazhin emocionues për statusin e ri që sapo ka gëzuar.
“Falenderimi i takon Zotit! Sot unë u bëra Babë
Zoti ma mundësoi që të kem nga sot një Djalë.
Ma mundësoi që ëndrrën më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mia për herë të pare, dhe nuk u besoj syve të mi… Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bën të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur t’i pash sytë e tu për herë të parë imë, unë tani jamë i përmbushur”
Robini e Marigona kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në korrik të këtij viti. Për dashurinë e tyre ata rrëfyen edhe pak muaj më parë në spektaklin “Në kurthin e Piter Panit”.