Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk u takua dot me Kurtin, Rama: Pyesni Albinin! Nuk mund ta interpretoj qëndrimin e tij

21:27 / July 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3222
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën që zhvilloi në Kosovë në kuadër të turit Ballkanik, por ai nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Në një intervistë për Klan Kosova kreu i qeverisë ka komentuar Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s.

Rama: Është shumë e rëndësishme që në përgatitjen e këtij samiti të ndërtojmë një pozicion të përbashkët dhe për të formëzuar një qëndrim të përbashkët. Procesi i Berlinit udhqëhiqet nga Gjermania dhe e dimë shumë mirë se çfarë roli ka Gjermania në BE. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për të folur konkretisht për atë që duhet të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Nga ana tjetër ka një samit të NATO-s dhe është e pashmangshme që mos trajtohet dhe kjo temë e befasishme por reale dhe konkrete që vjen si një temë e kërcënimit të sigurisë si pasojë e atyre gjërave që po ndodhin në veriun e Kosovës. Ne kemi marrë përsipër të përgatisim një raport për gjithë anëtarët e NATO-s.

Kurti nuk pranoi takimin me Ramën. Kreu i qeverisë tha se nuk mund ta interpretojë qëndrimin e tij. Ai theksoi se  është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe të takohen për të diskutuar madje edhe kur kanë mendime të ndryshme.

Rama: Për këtë duhet të pyesni Albinin, nuk mund të interpreton qëndrimin e tij. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit takohen, të flasin, për më tëpër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar dhe duke folur mbase kuptojnë më mirë qëndrimin e njëri-tjetrit. Unë jam përpjekur të komunikoj por ka qenë e vështirë. Unë nuk dua që të jap gjykime, mendoj se…

Nga ana tjetër Rama tha se ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga kabineti i qeverisë Kurti për takimin. Ai tha se nuk ka shkuar në Kosovë të bëjë takim me ndonjë interes të posaçëm politik. Ai shtoi se ndodhet në Kosovë për një Proces (ai i Berlinit) ku çdo vend është i interesuar të marrë pjesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.