KQZ ka publikuar rezultate paraprake të zgjedhjeve në Kosovë. Sipas KQZ zgjedhjet deri më tani i kryeson Lidhja Demokratike e Kosovës që ka marrë 18.399 vota ose 23,87%.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 16.488 vota ose 21,39%. Në vend të tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 15.299 vota ose 19,85%. Më pas vjen AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë me 10.723 vota ose 13,91%.