Sapo ka mbërritur në zyrë ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ku po zhvillon një takim me kryeministrin Rama.
Numri dy i DASH shoqërohej nga Yuri Kim, ndërsa në fokus të takimit do të jenë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë.
Siç duket edhe nga pamjet, ai është i rrethuar nga truprojat e tij, që i ruajnë sigurinë nga të gjitha anët. Më pas, është planifikuar që zyrtari I lartë I DASH të zhvillojë një takim edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.
Pas Tiranës ambasadori Reeker, më 1 korrik do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

