Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Numri më i ulët i shënuar, vetëm një rast i ri me koronavirus

11:16 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
msh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm një rast është shënuar pozitiv në 24 orët e fundit me koronavirus dhe bëhet fjalë për në qytetin e Tiranës, siç bën të ditur ministria e Shëndetësisë. Numri i të infektuarve shkon në 949 që kur u shfaq rasti i parë në vendin tonë sipas autoriteteve.

Në përditësimin e shifrave bëhet e ditur se vetëm 176 persona janë aktivë ndërkohë që pjesa tjetër janë shëruar.

Njoftimi i plote i MSH: 

Dr. Adela Vasili
Instituti i Shëndetit Publik
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.
Të shëruar janë 15 qytetarë.
Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.
Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.
Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.
Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40

COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.