“Për çfarë arsye duan të identifikojnë policët: “Për t’i linçuar dhe intimiduar që nesër të mos jenë më në radhët e saj?”
Kështu e ka justifikuar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në seancën plenare në Kuvend, mungesën e numrave të identifikimit të policëve gjatë protestës për Teatrin Kombëtar.
Lleshaj ndër të tjera u shpreh se mbajtja e numrit ID nuk ishte një standard botëror.
“Jam habitur se çfarë i interesojnë një deputeti emrat e policëve. Nuk do t’i merrni kurrë sepse nuk keni tagër ligjor për të bërë hetime gjatë detajeve operacione”-thotë ndër të tjera Lleshaj.
Por le të analizojmë disa raste nga bota, nëse është apo jo standard mbajtja e numrit identifikues në uniformën policore.
Absolutisht po!
“Numrat e identifikimit duhet të jenë të dukshmë gjatë gjithë kohës”-shkruhet në një artikull të prestigjozes britanike Standard.
SHKRIMI I PLOTË
Të gjithë oficerët e Policisë Metropolitane me uniformë u kërkohet që shkronjat dhe numrat e tyre identifikues të jenë të dukshëm në çdo kohë.
Rregullorja u rinovua për herë të fundit me “Politikat e Kodit të Veshjeve” të vitit 2005.
Ligji thotë: “Kur sigurohet, spaleta me shkronja identifikuese dhe numra ose shenja të rangut duhet të vishen dhe duhet të jenë të sakta dhe të dukshme në çdo kohë”.
Shkelja e ndonjë politike zyrtare policore mund t’i bëjë zyrtarët të nënshtrohen procedurave disiplinore.
“Numrat e spaletave” të veshur nga të gjitha stacionet policore dhe oficerët kanë në përbërje dy pjesë informuese.
Ekziston një kod me dy shkronja, i cili tregon se nga kush janë zyrtarët. Oficerët e grupeve të mbështetjes taktike kanë vetëm shkronjën U dhe njësitë e tjera të specializuara kanë shkronjat e tyre identifikuese
Numrat japin numrat e urdhrave të oficerëve.
Të gjithë rreshterët kanë një ose dy shifra dhe të gjitha kontrollorët kanë tre. Oficerët me katër shifra janë pjesë e stacioneve speciale vullnetare ose Zyrtarë të Ndihmës të Komunitetit Policor.
Vetëm inspektorët e lartë të strukturave policore nuk e tregojnë numrin e tyre, por shenjat e gradës së tyre.
Standard.co.uk/Tirananews.al