Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nuredin Dumani do të përballet me familjarët e viktimave

16:25 / April 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nurediii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një seancë ku kërkohet prezenca e 10 personave si të dëmtuar nga vrasjet dhe vjedhjet e kryera, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dy personazhet e njohur të botës së krimit, do të njihen me akuzat para Gjykatës së Posaçme.

I vetmi që do të përballet me viktimat e krimeve të tyre, është Dumani, sa kohë ish-miku i tij Talo Çela vijon të mbetet në kërkim.

Në datën 5 Maj, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën paraprake për të vlerësuar dosjet në ngarkim të Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.

Familjarët e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës, të mbetur të vrarë në atentate pranverën e 2020-ës, shtetasi Arif Azizi, i mbetur i plagosur në Berat në 2020 nga Talo Çela dhe një përfaqësuesi Postës Shqiptare dega Durrës do të duhet të jenë në seancë.

Ndërkohë Gjykata do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për t’i marrË ata të pandehur për 2 vrasjet, plagosjen dhe grabitjen e Postës në Qershor të 2018-ës.

Ky bashkëpunim i hershëm mes Dumanit dhe Çelës dyshohet se është prishur për paratë e grabitura në Rinas dhe konflikti mes tyre kulmoi në Shtator të 2020, ku Dumani dyshohet se vrau vëllanë e Talo Çelës.

Përplasjet dolën në dritë sërish në 29 Mars të këtij viti, kur 35-vjeçari Dumani mbeti i plagosur, dyshohet nga ish-miku i tij në fshatin Paper të Elbasanit dhe më pas u arrestua.

35-vjeçari është vënë në lupën e SPAK, e cila po e kërkon ta kthejë në një bashkëpunëtor me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të vjetra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.