Një çift i moshuar ka denoncuar në polici të birin e tyre dhe nusen për dhunë.
Çifti i të moshuarve përfunduan në spital, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, pasi i biri dhe nusja i rrahën pa mëshirë.
Ngjarja ka ndodhur në Trikala të Greqisë.
Mesa duket kjo nuk ka qenë hera e parë që të moshuarit janë dhunuar nga nusja dhe djali, pasi kjo ka ndodhur dhe në të kaluarën sipas tyre.
Mediet greke raportojnë se shkak i dhunës dyshohet të jenë mosmarrëveshjet për çështje pronësie.
Ndërkohë mësohet se nusja dhe djali i çiftit rezultojnë të zhdukur që prej ditës së premte, 9 shtator, me autoritetet greke që janë vënë në kërkim të tyre./