Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nxënësit e shkollave në Kosovë, mbledhin 7700 euro për bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri

10:20 / December 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1577351383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nxënësit e shkollave të Komunës Ferizaj në Kosovë kanë mbështetur bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri. Ministrja Shahini në një publikim në rrjetin social është shprehu mjaft e emocionuar nga ndihma e nxënësve të shkollave të Komunës Ferizaj, të cilët kanë grumbulluar 7760 Euro për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Jam e prekur nga bujaria e nxënësve dhe i falënderoj pafund!” – shprehet ministrja Shahini ndërsa falënderon gjithashtu stafin organizativ të Drejtorisë Komunale të Arsimit Ferizaj, si dhe të gjithë mësuesit e përfshirë bashkë me nxënësit në këtë nismë.Nisma është iniciuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit Ferizaj dhe ka gjetur menjëherë mbështetjen e mijëra nxënësve, të cilët janë aktivizuar për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria.

Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të përfshira në këtë organizim janë: “Gjon Sereçi”; “Ahmet Hoxha”; “Ganimete Tërbeshi”; “Ismail Qemajli”; “Liman Rekaj”; “Enver Topalli”; “Jeta e Re”; “Pesë Dëshmorët e UÇK”; “Besim Rexhepi”; “Bilall Shala”; Mehdi Xhaferi”; “Visar Dodani”; “4 Prilli”; “Riza Matoshi”.

Ndërsa nga shkollat e mesme të larta janë: “Shkolla e Mesme e Mjekësisë”; Gjimnazi “Dr. Shaban Hashani”; Shkolla e Mesme Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”; Shkolla e Mesme e Muzikës “Çesk Zadeja” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani”.

Të gjithë nxënësit e 19 shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta që janë përfshirë në këtë aktivitet humanitar, krahas mbështetjes së tyre të drejtpërdrejtë humanitare, kanë organizuar edhe aktivitete bamirësie ku kanë përfshirë shumë qytetarë, prindër dhe nxënës në këtë aktivitet solidar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.