Me miratimin e “Strategjisë Kombëtare të Rinisë”, në të gjitha shkollat e vendit janë ngritur 700 ekipe sportive. Falë këtij projekti që do të krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar, fëmijëve do t’u mundësohen veshjet sportive falas.Fëmijët e veshur kuqezi kanë dhuruar spektakël me performancën e tyre në ceremoninë për ekipet sportive, aktivitet që po zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’.
Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit që u mbajt në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, tha se aty ndodhen kampionët e ardhshëm që do të ngrenë lart flamurin Shqiptar.
