TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

SHBA/ Ndalimi i abortit, gratë në grevë: S’ka s*ks as me bashkëshortët

19:45 / June 26, 2022

PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve

19:37 / June 26, 2022

Sulmi në Oslo, autoritetet: Një akt terrorist

19:30 / June 26, 2022

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

Rusia shton sulmet me raketa në Ukrainë

18:50 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Nxirret pas 12 orësh nga humnera në polici Frroku i aksidentuar gjatë operacionit në Dukagjin.

12:59 / May 28, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nxirret pas 12 orësh nga humnera në fshatin Shosh të Dukagjinit nënkomisari i Shkodrës, Rrok Frroku.

Ky i fundit kishte rënë në humnerë gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin. Burime zyrtare bënë me dije se

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.05.2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë, shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup.

Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore.

Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SHBA/ Ndalimi i abortit, gratë në grevë: S’ka s*ks as me bashkëshortët

19:45 / June 26, 2022

Sulmi në Oslo, autoritetet: Një akt terrorist

19:30 / June 26, 2022

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

Rusia shton sulmet me raketa në Ukrainë

18:50 / June 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022

E rëndë në Elbasan, 16-vjeçarja i jep fund jetës

18:05 / June 26, 2022
Te fundit

SHBA/ Ndalimi i abortit, gratë në grevë: S’ka s*ks as me bashkëshortët

19:45 / June 26, 2022

PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve

19:37 / June 26, 2022

Sulmi në Oslo, autoritetet: Një akt terrorist

19:30 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.