Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është e pafalshme kur njerëzit nuk shqetësohen për viktimat e shkaktuar nga koroanvirusi, vetëm sepse ata janë të moshuar.
“Nuk është normale të thuash, janë të vjetër. Sot nuk ka më moral. Çfarëdo moshe qoftë, i vjetër apo i ri, jeta është e çmuar, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta shpëtuar atë. Jeta e një njeriu vlen përtej moshës.”-ka thënë Adhanom Ghebreyesus.
Në bazë të të dhënave nga OBSH-ja, tregohet se 88% e të gjitha vdekjeve në Evropë ishin midis njerëzve të moshës 65-vjeç e lart. Shumica prej viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën, kanë ndodhur në shtëpitë e kujdesit.
