Varianti Omicron i koronavirusit pritet të infektojë mbi gjysmën e popullsisë në Evropë, por ende nuk mund të trajtohet si një sëmundje endemike e ngjashme me gripin stinor, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Evropa ka regjistruar mbi 7 milionë raste të reja me koronavirus vetëm në javën e parë të vitit 2022, shifër dyfish më e lartë krahasuar me një periudhë dyjavore, tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge gjatë një konference për media. “Me këtë ritëm, Instituti për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron gjatë 6-8 javët e ardhshëm”, tha Kluge, duke iu referuar një qendre hulumtuese në Universitetin e Uashingtonit