TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

DiCaprio takon Gigi-n me prindërit e tij

23:58 / June 8, 2023

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 2023

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 2023

Karim Benzema mbret në Jeddah, kështu nuk pritën as Cristiano Ronaldon

23:27 / June 8, 2023

Ministrat e Brendshëm të BE-së takohen për të diskutuar planin e emigracionit/ Scholz diskutime private me Melonin

23:19 / June 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Shëndeti

OBSH-ja: Bota duhet të përgatitet për një sëmundje më vdekjeprurëse se COVID-19

22:59 / May 24, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përgatituni për një sëmundje edhe më vdekjeprurëse se coronavirusi, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të kryejnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme gjatë asamblesë vjetore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Në nivel global, ka pasur pothuajse shtatë milionë vdekje të shkaktuara nga sëmundja, e cila ende po merr jetë çdo ditë pasi shkalla e vaksinimit ka rënë. Ai këmbënguli se COVID-19 është ende një kërcënim, por jo i vetmi që bota mund të duhet të përballet.

Megjithë ditët më të errëta të pandemisë janë mbaruar, Dr Ghebreyesus tha se e ardhmja do të ‘trokas’.

Pas përfundimit të statusit të urgjencës globale për virusin, ai theksoi se “ne nuk mund ta heqim këtë pengesë prej rrugës. Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur? Kur të trokasë pandemia tjetër dhe do të ndodhë, ne duhet të jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri, kolektivisht dhe në mënyrë të barabartë”.

Asambleja vjetore dhjetë ditore Botërore e Shëndetit, e cila përkon me 75-vjetorin e OBSH-së, është vendosur të trajtojë sfidat globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme, çrrënjosjen e poliomielitit dhe hapat për të lehtësuar urgjencën shëndetësore të Ukrainës të shkaktuar nga lufta.

194 shtetet anëtare të OBSH-së tani po hartojnë një traktat pandemik, i cili do të miratohet në asamblenë e vitit të ardhshëm.

“Një angazhim nga kjo gjeneratë (për një marrëveshje pandemike) është i rëndësishëm, sepse ky brez e di se sa i tmerrshëm mund të ishte një virus i vogël”, shtoi Ghebreyesus.

Në të njëjtin takim, vendet miratuan një buxhet prej 6.83 miliardë dollarësh për 2024-2025 – një vendim që testoi angazhimet kombëtare për rregullimin e modelit të financimit, i cili shihej si shumë i vogël dhe tepër i varur nga donatorët. Buxheti përfshin një rritje prej 20 për qind të tarifave të detyrueshme të shteteve anëtare.

COVID-19 obsh semundje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

5 vitaminat thelbësore për të cilat ka nevojë lëkura

19:48 / June 8, 2023

7 simptomat që tregojnë se vuani nga hernia diskale

16:54 / June 8, 2023

Konsumojini sa më shumë! Vlerat e shëndetshme të manave, fruti ideal i pranverës

23:13 / June 7, 2023

Nis transplanti i veshkave në QSUT, Italia mbështet realizimin e operacioneve

20:17 / June 7, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Artan Hoxha plas deklaratën ‘bombë’: Grupet kriminale në Durrës nuk pyesin për qeverinë, i vënë oligarkut pistoletën te veshi

22:11 / June 8, 2023

Deputeti demokrat zbardh skandalet në kryesi: Na kërkonin votim për votim duke i rënë tavolinave e ofenduar, në 32 vite nuk ka ndodhur kurrë…

22:00 / June 8, 2023

Akuzohet për shpërdorim detyre, Vangjush Dako në paraburgimin e Durrësit, në njëjtin vend ku është Koka e Bllako

21:11 / June 8, 2023

“Po ta kisha përballë do bëja vrasjen më të tmerrshme”/ Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur nga i dashuri

20:59 / June 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

DiCaprio takon Gigi-n me prindërit e tij

23:58 / June 8, 2023

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 2023

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.