Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

OBSH shpreh shqetësim: Shkallë shumë e ulët e vaksinimeve kundër koronavirusit

22:27 / August 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrjet për vaksinim të grupeve të rrezikuara nga koronavirusi, duke thënë se me uljen e shkallës së vaksinimit, është rritur numri i të infektuarve.

“Jemi dëshmitarë për një rënie alarmate të shkallës së vaksinimit”, ka thënë ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove në Gjenevë, duke iu referuar shifrave të dy vjetëve të fundit.

Sipas saj, rënia më e madhe është vërejtur te personat më të moshuar, dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor.

“Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht”, ka thënë ajo. Nga të gjitha testimet për koronavirus, shkalla e rezultateve pozitive është rritur që disa javë, dhe ka arritur në mbi 10 për qind, ka raportuar OBSH, bazuar në të dhënat e 84 shteteve. Në Evropë, shkalla e infektimit është mbi 20 për qind.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka regjistruar në përditësimin e fundit të të dhënave – të periudhës 10-23 korrik – 19 persona me koronavirus, dhe asnjë viktimë.

Van Kerkhove ka thënë se beson që virusi është përhapur më shumë sesa sugjerojnë statistikat.

Ajo e ka përmendur që vetëm në Lojërat Olimpike në Paris, 40 sportistë kanë dalë pozitivë.

Ajo e ka pranuar që situata aktuale as që krahasohet me fazën e pandemisë, pasi më shumë njerëz tani janë të mbrojtur prej rundeve të vaksinimit, dhe infektimeve që kanë pasur në të kaluarën.

Megjithatë, ajo ka thënë se OBH pranon të dhëna prej shumë pak vendeve lidhur me situatën që ekziston nëpër spitalet e tyre.

Sipas saj, OBSH-ja është e “verbër” kur bëhet fjalë për të krijuar një ide të qartë për shkallën e përhapjes së virusit.

obsh ulet vaksinimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.