Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Oferta e Ramës për Vitin e Ri!

17:02 / December 29, 20185 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Linda Karadaku

Dukej sikur gjithë Shqipëria e së premtes, (e premte e zezë për disa), rrotullohej rreth takimit të PS-së, ku Kryeministri, si në një teatër antik, njoftoi largimet nga skena të disave dhe ngjitjet në skenë të ca të tjerëve, në krye të ministrive me goxha peshë në vend.  Ndryshim i madh i shumicës së qeverisë, për disa dukej sikur u përmbys bota! Po të kishte ndodhur diku tjetër, ndoshta do ishte përmbysur vërtetë bota, por në Shqipëri, nuk besoj që ndodhi ndonjë kataklizëm.

Përkundrazi, Besa nuk e prodhoi protestën e studentëve dhe as kaosin universitar, dhe jam e sigurtë, që as nuk ka gjë në dorë për ta ndalur apo për ta rregulluar gjendjen me themel. As Genti dhe as ndonjë tjetër nuk e përcaktojnë dot, edhe po të donin  politikën tonë të jashtme, tjetërkush i lëviz fijet.  As ata që ikën, nuk do t’iu mungojnë fort as studentëve, as popullit të thjeshtë.  Dhe Rama e di këtë! Prandaj i bëri lëvizjet në teatrin antik, tragji-komik, me një të rënë të erashkës. Për ata që u mërzitën, ka kohë të kthjellohen, për ata që erdhën, ka kohë të kuptojnë që nuk kanë gjë në dorë.

Dhe në fakt, as nuk ishte kjo më interesantja. Ajo që ndoshta do të shkundë vërtetë PS-në dhe ndoshta të gjithë spektrin politik si model, është fundi i një kohe të gjatë të forumeve të brendshme partiake, të rinisë dhe të gruas. “Njerëzit janë partia… Partia duhet të jetë e njerëzve, dhe jo thjeshtë e anëtarëve, e njerëzve… FRESH-i nuk mund të jetë më organizata ekskluzive e partisë socialiste…Nuk ka nevojë të ketë Forum gruaje… Le të organizohen të gjithë si të duan,” tha Rama duke hedhur në treg idenë e grupeve të interesit që nuk janë partia, por janë “pranë” partisë.  Protesta e studentëve dhe të tjerat, i treguan Ramës në vecanti dhe të gjithëve në përgjithësi, se më në fund, njerëzit janë ndërgjegjësuar që nuk ke asnjë arsye në botë që ti qëndrosh besnik partisë. Besnik duhet t’i qëndrosh vetes tënde, familjes tënde, vendit tënd, por partisë jo! As partia nuk të qëndron ty besnik o njeri i shkretë …apo jo?!

Dhe para zgjedhjeve të qershorit, Rama hodhi në treg ofertën për të gjithë, e cila mund të përkthehet siç e shoh unë, kështu: Nuk ka nevojë të jeni anëtarë të PS-së, nuk ka nevojë të jeni anëtarë të forumeve tona sepse ato nuk do kenë më rëndësi për ne; mund të mos jesh fare me asnjë parti ose të jesh me kë të duash. Por rri pranë nesh “me grupin tënd të interesit” sepse ne i japim zgjidhje problemeve dhe bëjmë shtet. Pra, e zgjeroi grupin e interesit nga brenda PS-së, jashtë saj, drejt kujtdo që sheh drejt PS-së, por pa u bërë pjesë e saj. Nga ana tjetër, me një të rënë të erashkës, hoqi qafe edhe një sistem postesh dhe benefitesh që vinin si një rregull i pashkruar për drejtuesit e këtyre forumeve të partisë dhe ua ofroi në ajër kujtdo që shpreson që mund t’i marrë dhe t’i gëzojë. Dhe e gjitha hyn në një kornizë reformimi të brendshëm duke hequr ndarjen në garnizone dhe duke e formatuar PS-në në një ushtri të vetme, me aleatë jashtë saj, që nuk janë parti apo grupime politike, por thjeshtë njerëz me interesa të caktuara.

Për ta shtjelluar më tej, në fund të këtij viti, në një takim të NDI, kanë dalë këto konkluzione për reformimin e partive politike në rajon: forcimi i degëve lokale të partisë në mënyrë që të punojnë direkt me qytetarët; zhvillimi i zgjedhjeve të brendshme më transparente dhe inkurajimi i grave dhe të rinjve për tu bërë udhëheqës të partisë dhe kurimi i strategjive afatgjata për qasje ndaj votuesve për të angazhuar qytetarët përmes procesit politik, jo vetëm gjatë zgjedhjeve.

Strategjia e Ramës duket të jetë brenda kësaj kornize, por duke pasur në thelb atë që thotë Aristoteli në përgjithësi për qënien njerëzore: “Njeriu nga natyra është kafshë politike.” Dhe meqë është kështu, duhet gjetur mënyra për ti afruar dhe angazhuar, sa më shumë që të jetë e mundur sepse rezultatet e zgjedhjeve, përfshi edhe qershorin tonë, nuk  mund dhe nuk vendosen vetëm nga militantët, e cilitdo krah qoftë.  Militantët orientohen qartë drejt dhe nga partitë ndërsa njerëzit e thjeshtë, ajo shumica që qëndron në zonën e ashtuquajtur gri dhe e hedh votën aty ku sheh shpresë, po bëhet gjithnjë e më shumë vendimtare në rezultatet zgjedhore.

Afrimiteti me partinë pa qenë në parti është ajo që po ofron Rama. Sa do të funksionojë në terren, duhet pritur për ta parë. Në fund të fundit, “metoda e shkencës politike është interpretimi i jetës; instrumenti i saj është njohuria, një kuptim i mirë i kushteve delikate, të paformuluara,” sic ka thënë Wilson.  Dhe në Shqipëri, kushtet janë gjithmonë delikate dhe të  paformuluara! Dhe ka ende kohe dhe hapesire per te gjithë!

Linda Karadaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Brukselit, Rama vijon vizitën në Hagë, do të pritet nga kryeministri Dick Schoof

12:40 / November 17, 2025

“Kërkesa pa fund nga opozita”, Balla: Protestojnë sa herë që kanë hesape me drejtësinë

12:30 / November 17, 2025

Nis gjyqi ndaj Arben Ahmetajt

12:23 / November 17, 2025

Alarm kombëtar për reshjet! Mobilizim sidomos në Fier, Lezhë e Shkodër

11:47 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.