Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

OFL i nisi letër për pasurinë/ “Ironia” me të burgosurin nga Kruja që kaloi gjysmën e jetës në qeli. Në 7 vite liri punoi roje shkolle

21:01 / July 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Abaz Berhami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga katër personat, të cilëve OFL-ja u ka dërguar letër për të deklaruar të ardhurat e pasurisë është edhe Abaz Berhami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ai bashkë me të tjerët, duhet t’i përgjigjet me shkrim brenda 48 orëve të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Deri këtu, gjithçka duket në rregull, por a ka pasuri që duhet të deklarojë Abaz Berhami?

Më shumë se gjysmën e jetës, ai e ka kaluar në qelitë e burgut dhe për këtë arsye është pak e vështirë ta besosh se ai mund të ketë krijuar e për pasojë të deklarojë edhe burimin e të ardhurave.

Berhami ka provuar burgun e dy kohëve, atë të diktaturës si i burgosur politik dhe atë të demokracisë si i dënuar për vrasje pas vitit 1997.

Gjatë një interviste më 4 shkurt të vitit 2013 për gazetën “Panorama”, ai thoshte se ka jetuar jashtë qelive vetëm 7 vite pas rënies së diktaturës.

“Kam jetuar i lirë vetëm 7 vjet. Në kohën e regjimit u dënova me 12 vjet burg në vitin 1984, për tentative arratisjeje në Jugosllavi. Isha i ri atëherë, sapo kisha krijuar familje e punoja shofer. Me gjithë kamion tentova të kaloj kufirin dhe më kapën”, thotë Abazi, i cili thotë se në burgun e Spaçit ka njohur Fatos Lubonjën, Spartak Ngjelën dhe emra të tjerë të njohur.

Pas ardhjes së demokracisë, ai u lirua por u rikthye në burg pak vite më vonë, kësaj here i akuzuar për vrasje me paramendim.

Gjatë qëndrimit në liri, ai ka punuar si roje në një shkollë, ndërsa ka marrë edhe dy këste si i dënuar gjatë diktaturës.

“Në ato 7 vjet, unë kam punuar, por me të thënë të drejtën fëmijët i kam mbajtur duke punuar edhe nga burgu. I dërgoja 3 mijë lekë nga puna me normë sepse nuk kishin asnjë lloj mundësie. Ime shoqe ka shitur gjakun për 8 vjet e gjysmë për të rritur fëmijët”, thoshte Abaz Berhami.

Në atë kohë, ai tregoi se kishte edhe 8 vite burg për të kryer dhe me gjasë është liruar tanimë. Në atë periudhë, Berhami tha se ka punuar edhe si magazinier në burgun e Krujës, për të cilën është paguar. /Panorama/

7 vite Abaz Berhami ironia ofl
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.