Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OFL ka në listë 250 subjekte, sot goditja e dytë pas Hajrit në Shijak

08:47 / February 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni Forca e Ligjit ka zbakuar në terren që prej të hënës, ku pas Hajrit në Shijak vijon goditjen ndërsa në listë mësohet se janë 250 subjekte.

Ka qenë vetë zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj që e ka bërë të ditur këtë në “Open” në Top Channel. Ndërsa zv.ministri tjetër i Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në “Opinion” dha detaje të tjera përsa i përket kësaj pakete.

Ja cfare deklaroi ai:

Sigurisht që ata (OFL) kanë hetime dhe kanë profile kriminale për çdo anëtarë grupi apo drejtues grupi kriminal që kanë hetuar. Disa prej tyre i kanë çuar në Gjykatë. Kemi parë grupe të famshme që nuk prekeshin prej 17 vitesh dhe shkuan u përballën me drejtësinë. Logjika që përmendën dy gazetarët qëndron shumë. “Forca e Ligjit” në nëntor 2017 evidentoi një numër të lartë të anëtarëve dhe drejtues të grupeve kriminale. Krijohet një databazë dhe janë rreth 40 ose 44, databaze të ndryshme që merren nga legalizimet, tatime doganat etj. Policia ka një informacion shumë të kryqëzuar. Fatura e ujësjellësit ju duket shumë minimale, por në fakt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për policinë në një moment të caktuar, që do të thotë që pavarësisht ky paska vetëm këtë ndërtesë të deklaruar. Por sipas faturës kupton që ky persona paska dhe një banesë tjetër që i paguhet fatura. Gjatë kohës që filloi “Forca e Ligjit” ka pasur denoncime që vinin, madje kanë qenë disa denoncime në zonën e plazhit ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë. Këto kishin ardhur pikërisht nga denoncimet e qytetarëve dhe bizneseve që ishin aty. Përveç informacioneve që ka task-forca, kanë ardhur shumë informacione edhe nga ndërkombëtarët, Europol, Interpol, partnerët ndërkombëtar. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që jo vetëm të shkëmbejmë sa më shumë informacion, para dy muajsh ne avancuam në një marrëveshje shumë të rëndësishme në nivel të Europës Juglindore për shkëmbimin e të dhënave në mënyrë automatike. Përfshihen gjurmët e gishtave, të profileve të ADN dhe të dhënave të automjeteve. Që do të thotë unë marrë akses në Austri në Serbi kudo, mjafton të gjej një gjurmë gishti këtu.

Nga informacionet e para mendohet se janë rreth 250 subjekte të cilat do të kalojnë në filtrat e Operacionit Forca e Ligjit, dhe që kryesisht janë në qarqet më të mëdha të vendit.

Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur kjo strukturë anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK.

Kësaj të fundit i jepet 15 ditë kohë, dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestros.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.