Operacioni Forca e Ligjit i nisur me bujë të madhe nga autoritete, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, pasi është denoncuar si për një aksion të saj si anti-kushtetuese.
Konkretisht bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.
Ka qenë subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qellim që të njihet me dokumentet.
