Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ogerta Manastirliu jep një tjetër lajm të rëndësishëm

16:35 / July 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se së shpejti, pritet të nisin testimet për koronavirusin dhe në laboratorët e QSUT-së.

Ajo tha se sot se po punohet për të hapur “një laborator të dytë në QSUT”.

Deri më tani, analizat për Covid-19 realizohen vetëm nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë që Manastirliu foli dhe për numrin e shtretërve që janë në dispozicion për rastet Covid, që sipas saj janë 500 të gatshëm, ndërkohë që tha se ka një rritje të numrit të respiratorëve, por pa e përcaktuar ekzaktësisht.

“Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT”, tha Manastirliu.

Që prej 9 marsit, kur në vend u gjetën pacientët e parë me Covid-19, janë testuar 29744 persona të dyshuar, ose mesatarisht 250 teste në ditë, referuar shifrave zyrtare. Dita me më shumë testime brenda 24 orëve është 13 korriku, me 585 teste në 24 orë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.