TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Luanesha nuk është Kiara, je ti” Bledi-Oltës: Unë jam tigri

20:34 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023

Aksident në Durrës, përplaset për vdekje 35-vjeçarja

20:00 / February 8, 2023

Çfarë duhet të dini para se të dekoloroni flokët

19:57 / February 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

OKB: COVID-19, kriza klimatike dhe lufta në Ukrainë veprojnë si katalizatorë në trafikimin e qenieve njerëzore

09:15 / January 25, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pandemia korona, kriza klimatike dhe lufta në Ukrainë veprojnë si katalizatorë në trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftimin e Drogave dhe Krimit (UNODC), trafikantët e qenieve njerëzore po ia dalin gjithnjë e më shumë të kalojnë pa dënime. Dënimet për krime të tilla kanë rënë nga rreth 7,300 në 2,300 midis vitit 2017 dhe 2020, njofton agjencia e OKB-së në Vjenë.

Në të njëjtën kohë, deri në fillimin e pandemisë korona, vit pas viti zbuloheshin gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët po shfrytëzoheshin larg atdheut të tyre. Rreth 47,000 viktima u raportuan në UNODC për vitin 2020. Rreth 39 për qind duhej të bënin punë me detyrim ose ishin të shfrytëzuar seksualisht. Rreth 10 për qind u detyruan të kryenin madje edhe krime. Trafikimi i qenieve njerëzore prek kryesisht femrat dhe vajzat e reja, por vitet e fundit është shtuar edhe përqindja e meshkujve dhe e djemve.

Ndikimi i pandemisë korona

Për herë të parë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2003, numri i viktimave të zbuluara në mbarë botën është zvogëluar në vitin 2020 – me 11 për qind në krahasim me vitin 2019. Pandemia korona po kufizon mundësitë për zbulimin e rasteve, veçanërisht në vendet më të varfëra në Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë, thuhet më tej në raport. Pas mbylljes së bareve dhe klubeve për shkak të masave kundër virusit korona u zvogëluan edhe format e caktuara të trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht shfrytëzimit seksual.

Pasojat e ndryshimit të klimës

“Ndryshimi i klimës ka rritur fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore,” thotë raporti i UNODC. “Ndërsa mungon një analizë sistematike globale e ndikimit të ndryshimit të klimës në trafikimin e qenieve njerëzore, studimet në pjesë të ndryshme të botës tregojnë se katastrofat e lidhura me motin janë shkaku kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore,” thuhet në raport.

Raporti bazohet në të dhënat nga 141 vende të mbledhura midis 2017 dhe 2020 dhe analizën e 800 proceseve gjyqësore.

Vetëm në vitin 2021, janë zhvendosur për shkak të fatkeqësive që kanë lidhje me ndryshimin e klimës më shumë se 23.7 milionë njerëz. Ndërsa rajone të tëra të botës rrezikojnë të bëhen “gjithnjë e më shumë të pabanueshme”, miliona njerëz do të jenë në “rrezik të shtuar të shfrytëzimit përgjatë rrugëve të migrimit”, sipas autorëve.

Lufta në Ukrainë dhe trafikimi

“Një prej sfidave më të mëdha është shfrytëzimi i qenieve njerëzore në zonat e përfshira nga lufta”, deklaroi për AFP Ilias Chatzis, kreu i UNODC. Në lidhje me Ukrainën, është po aq e rëndësishme që të ndihmohen vendet fqinje dhe të rritet mbështetja për autoritetet ukrainase, vazhdoi Chatzis.

Konfliktet zakonisht çojnë në një rritje të trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë drejtim as lufta në Ukrainë nuk është ndonjë përjashtim. “Kriza e refugjatëve në Ukrainë rrit rrezikun për popullsinë e zhvendosur ukrainase”, thuhet në raport./DW/

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

19:24 / February 8, 2023

FOTO/ Momenti rrëqethës kur 8-vjeçari nxirret nga rrënojat dhe përqafon të ëmën

18:52 / February 8, 2023

Një sherr banal në rrugë i merr jetën ish-futbollistit austriak

18:19 / February 8, 2023

“Vdiq në krahët e mi”/ Dëshmia e dhimbshme e babait që humbi vajzën dhe gruan: Si mund të jetoj…?

17:38 / February 8, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023

Floriana Garo ndan detaje për Sali Berishën: Duket i ashpër, por…

19:44 / February 8, 2023

Petrit Vasili fans i zjarrtë i Kiara Titos në Big Brother, e përgëzon që nominoi Oltën, Dean dhe Tean: Bravo

18:57 / February 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

“Luanesha nuk është Kiara, je ti” Bledi-Oltës: Unë jam tigri

20:34 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.