Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB nderon me çmimin “Global Citizen” Scholz dhe Zelensky

22:16 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky scholz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky janë ndër figurat e njohura që do të nderohen me çmimin “Global Citizen” të Këshillit Atlantik gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë muaj.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, sekretarja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen dhe kryetari dhe shefi ekzekutiv i “First Eastern Investment Group”, Victor Chu, do të marrin gjithashtu çmimin nga Këshilli Atlantik, një organizatë joqeveritare e dedikuar për promovimin e marrëdhënieve transatlantike.

“Scholz do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë vizitës së tij në Nju Jork nga 17 deri më 20 shtator”, tha sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

“Kancelari gjerman do të marrë pjesë gjithashtu në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën e Rusisë në Ukrainë, dhe në një samit për klimën”, tha zëdhënësi.

Ka të ngjarë që edhe Zelensky të udhëtojë në New York, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Çdo vit, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, çmimi “Global Citizen” u jepet individëve të cilët kanë kontribuar në nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëritë e tyre, dhe që mishërojnë angazhimin për bashkëpunimin ndërkombëtar. Çmimet do të jepen gjatë një darke gala më 20 shtator.

global citizen okb scolz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.