Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB: Rreth 300 fëmijë humbën jetën gjatë kalimit të Mesdheut

17:51 / July 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 09e1b03bf44721472ab9b760ffe2cb8d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombet e Bashkuara thanë se 289 fëmijë kanë vdekur gjatë pjesës së parë të vitit 2023 gjatë tentimit për të kaluar Detin Mesdhe për në Evropë. Kjo shifër është dyfish me vdekjet e regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit 2022, tha agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF. Kjo agjenci kërkoi që fëmijëve që kërkojnë mbrojtje në Evripë t’iu ofrohet në rrugë e sigurt.

Venera Knaus, udhëheqëse në UNICEF për migrim dhe zhvendosje, tha se shifrat reale ka shumë të ngjarë që të jenë më të larta për shkak se gjatë fundosjeve të anijeve në Mesdheun qendror shpesh nuk ka të mbijetuar ose viktimat nuk regjistrohen.

“Numri i fëmijëve që kanë humbur jetën e tyre në tentim për të kaluar Detin Mesdhe për të arritur në Evropë është dyfishuar në gjysmën e parë të këtij viti krahasuar me peridhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha ajo.

“Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ne vlerësojmë se 11.600 fëmijë kanë kaluar detin – sërish, pothuajse dyfish më shumë sesa në periudhën e njëjtë më 2022”.

UNICEF tha se në tre muajt e parë të vitit 2023, afër 3.300 fëmijë – 71 për qind e të gjithë fëmijëve që kanë arritur në Evropë përmes rrugës mesdhetare – kanë qenë të pashoqëruar apo të ndarë nga familjarët e tyre.

Kjo shifër po ashtu është tri herë më lartë sesa në vitin paraprak.

“Këta fëmijë duhet ta dinë se nuk janë vetëm. Liderët botërorë duhet që menjëherë të veprojnë për të treguar se jeta e fëmijëve është e vlefshme, të veprojnë drejt një zgjidhjeje efektive për këtë situatë”, tha Knaus./REL

fëmijë mesdheu okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.