Për Piter Olainkën nuk ka vend në Kombëtaren shqiptare, ndonëse bëhet fjalë për një sulmues të nivelit të lartë, e që e nisi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist nga Shqipëria, me skuadrat e Bylisit dhe Skënderbeut. Në Shqipërie dhe pse nigeriani kishte dëshirë që të luante për fanellën kuqezi ia mbyllën dyert, ndërsa duket se nuk ndodh kështu në një tjetër kombëtare kuqezi, atë të futbollit të sallës.
Në listën e zbardhur sot nga FSHF-ja bien në sy emrat e dy brazilianëve. Kjo është një risi por edhe një rast i çuditshëm për standardet që ndjek federata jonë…
Shqipëria e Futsallës ka filluar përgatitjet për raundin e dytë eliminator të vlefshëm për Kampionatin Botëror të Futsallit “Lituani 2020”. Në muajin janar, skuadra e trajnerit Erind Resuli, arriti një kualifikim historik duke u kualifikuar për në fazën e dytë të eliminatoreve të botërorit, pasi mundi Greqinë dhe San Marinon, gjatë turneut të zhvilluar në Shkup.
Në listë bien në sy dy brazilianët, Julio Cezar De Melo si dhe Cristiano Da Silva Cardoso.

