Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Oligarkët’/ Braçe: Ja si do t’i luftojmë. I jam mirënjohës Nanos, presidenti Meta…

11:42 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirananews
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri dy i qeverisë, zv. kryeministri Erion Braçe ka deklaruar hapur se në vend ka oligarkë, apo njerëz të pasur, që sipas tij, përpiqen të ndikojnë në politika dhe vendmarrje. 

I ftuar ne emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Brace theksoi se ata luftohen me ekonomi te hapur e konkurruese.

“Ka njerëz që paragjykojnë garat, në funksion të përfitimeve të tyre personale. Ka njerëz që i mëshojnë garave të drejta dhe transparente. Unë jam nga këta të fundit. Oligarkët nuk luftohen siç thotë Lulzim Basha, që thotë do i fus në burg. Luftohen me ekonomi të hapur dhe konkurruese. Unë mendoj se ne kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Braçe në “Përballë”.

Duke folur me tej per politiken, Braçe ka pranuar mes te tjerash se i eshte mirenjohes Fatos Nanos, nderkohe qe ka thene prere se “presidenti Ilir Meta nuk mund te shkarkohet”.

Ai i njohu meritën Metës, Nanos e politikanëve të tjerë të vjetër të PS-së për formimin e tij si politikanë.

“Fatos Nano i jam shumë mirënjohës për një pjesë të formimit tim, mendimin e lirë dhe kundërshtues edhe brenda PS. Nuk e mendoj dot veten në një parti si PD që ka drejtuar Sali Berisha”.

Pyetur nese eshte i mendimit se presidenti Meta duhet te shkarkohet pas “perplasjeve” qe ka pasur se fundi me kryeministrin, Brace thote: “Presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet asnjëherë në këtë vend. Kërkon 2/3 e votave në parlament dhe po ashtu duhet të kalojë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Braçe në RTSH.

braçe fatos nano Ilir Meta oligarket PS zv kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.