18 prokurorë kanë plotësuar kushtet për për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mes tyre është kryeprokurori Olsian Çela.
Ka qenë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ai që ka publikuar listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe të atzre që janë skualifikuar.
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:
I) Prokuroria e Përgjithshme
- Olsian Çela;
- Thoma Jano;
- Arqilea Koça;
- Alfred Progonati;
- Alma Muça;
- Anila Leka;
- Kudusi Shahu;
- Kujtim Luli;
- Sokol Stojani
II) Prokuroritë e Apeleve
- Elvin Gokaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
- Ludovik Dodaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
- Etien Kapo, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
- Gjon Fusha, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër);
- Irma Balli, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);
- Lazer Çardaku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);
- Kleanth Zeka, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
- Genti Xholi, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);
- Arben Qosja, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë).
Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:
I) Prokuroritë e Apeleve
Rozeta Qirjaqi¹, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);
Erion Çela², (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
Pelivan Malaj³, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
Enrik Haxhiraj⁴, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
Edmond Hyka⁵, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);
Brahim Dragjoshi⁶, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);
Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “b”, të ligjit 1. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. Bazuar në nenin 62, pika 1, të Ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, këta prokurorë konsiderohen të pezulluar nga ushtrimi i detyrës.
