Olta Gixhari sapo na prezantoi me profilin në ‘Instagram’ të babait të saj. Ai quhet Skënder dhe është shumë entuziast për profilin e tij në media sociale. Të paktën këtë na la të kuptojmë Olta, e cila ka shkruar: “Ju lutem bëjini follow babit tim. Nuk kemi temë tjetër veç ‘Instagram-it’ këto ditë”. Dhe në fund citon frazën që i ka thënë i ati tani që u njoh me këtë botë virtuale: “Unë paskam qenë prapa bote mi të keqen babi”.
Si çdo baba apo mama, ai do i shkruaj vajzave: ‘sa bukur keni dalë’ nëpër foto dhe ndoshta poston pa dashje dhe ndonjë foto të Amar. Ndaj bëjini follow direkt.