TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon përdorimin e ChatGPT

00:00 / April 1, 2023

Kujdes! Nëse në telefonin tuaj iPhone shfaqet ky njoftim tregon se ka probleme serioze!

23:49 / March 31, 2023

Korreshi: Mbi 20 deputetë janë me Bardhin, 2 ose 3 mbështesin Alibeajn

23:40 / March 31, 2023

Tifozët e Milanit duhet të shqetësohen për mungesën e Osimhen

23:30 / March 31, 2023

Stresi tregon si është raporti i tij me Keisin pas ‘Big Brother VIP’

23:23 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të gjyqtarit Erarbër Madhi

20:53 / March 9, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vëzhguesit ndërkombëtarë në një rekomandim për Komisionerin Publik ngrenë dyshime se pasuria e deklaruar si e trashëguar nga nëna e gjyqtarit Erarbër Madhi, një apartament dhe një sasi parash në bono thesari, mund të jenë pasuri e fshehur e gjyqtarit.

Rekomandimi që u bë publik të enjten nga zyra e Komisionerit vë në dukje se bazuar në rrethanat faktike dhe arsyetimet e dhëna “bonot e thesarit dhe apartamenti prej 124,7 m2 në Tiranë, ishin në realitet pasuri e fshehur e të vlerësuarit”.

Në rekomandim, vëzhguesit theksojnë se qëndrimet kontradiktore të subjektit sa i përket pasurisë së trashëguar nuk kanë “nivel të besueshmërisë” dhe “nuk provohen”. “Çështjet (si në aspektin e mangësive deklarative ashtu edhe në aspektin e analizës financiare) dhe pasojat e tyre të mundshme për të vlerësuarin, janë të një rëndësie të tillë sa që kërkojnë shqyrtim nga Dhoma e Apelit”, thuhet në rekomandim.

Erarbër Madhi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Ai u konfirmua më 13 shkurt me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Genta Tafa Bungo votuan në favor të konfirmimit, duke i konsideruar bindëse argumentet e tij. Ata argumentuan se subjekti kishte bërë të pamundurën për të dëshmuar të ardhurat e babait dhe se ai nuk lidhej me këto pasuri me një vlerë në total prej 20.7 milion lekësh.

“Komisioni arriti në përfundimin se, për shkak të fakteve dhe rrethanave specifike.. shpjegimet e subjektit të rivlerësimit konsiderohen të besueshme dhe bindëse, për sa kohë, në mungesë të provës së kundërt e gjithë dinamika e veprimeve të kryera nga nëna e tij në lidhje me këto pasuri e shkëput subjektin e rivlerësimit nga marrëdhënia direkte e pronësisë me këto sende,” thuhet në arsyetimin e shumicës.

Ndërkohë në pakicë, relatorja Valbona Sanxhaktari vlerëson njëlloj si vëzhguesit e ONM se Madhi duhej të ishte shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

“Përpjekja e subjektit për të paraqitur një marrëdhënie të largët e jo të mirë me nënën e tij, pretendim i cili nuk mbështetet në faktin se ai rezultoi përfituesi i vetëm me trashëgimi i të gjitha pasurive të nënës së tij, pas vdekjes së të ndjerës në vitin 2019: vlerësohen të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin se ky apartament është një pasuri e fshehur e subjektit të rivlerësimit,” thuhet në mendimin e pakicës së Sanxhaktarit.

Vetë Madhi gjatë seancës dëgjimore në të cilën iu kërkuan shpjegime pikërisht sa i përket pasurive të trashëguara nga nëna e ndjerë, këmbënguli përmes avokatit të tij se ajo nuk mund të konsiderohej person i lidhur. Sipas tij, i vetmi moment kur nëna e subjektit mund të ishte konsideruar si person i lidhur ishte ai i plotësimit të deklaratës “veting”, nëse një gjë e tillë do të ishte vlerësuar nga ILDKPKI.

“Pasi ka ndërruar jetë, nuk mund të kalohet barra e provës për pasuritë e saj,” theksoi Mërtiri në seancën dëgjimore.

Por vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se deklarimet e subjektit janë kontradiktore. Sipas rekomandimit që kërkon ankimim të rastit, Madhi nuk kishte dhënë prova për të treguar përfitimet fianciare të babait nga puna si ekspert dhe se Ministria e Mbrojtjes apo institucionet e lidhura po ashtu nuk kishin të dhëna për punët e pretenduara dhe pagesat e marra.

“Nuk ka asnjë gjurmë të qarkullimit bankar të këtyre të ardhurave ekstra,” thuhet në rekomandim, ndërsa i kërkohet Komisionerit të dërgojë çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për një hetim shtesë të saj. / Birn

Erarbër Madhi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Korreshi: Mbi 20 deputetë janë me Bardhin, 2 ose 3 mbështesin Alibeajn

23:40 / March 31, 2023

Këshilltari ligjor i Alibeajt në PD jep dorëheqjen

21:00 / March 31, 2023

Ish- deputeti i PD padi në SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi

20:00 / March 31, 2023

Në garë për Tiranën, ish-deputetja Përnaska: Nuk e shoh betejën me kandidatët

19:55 / March 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

NATO ndalon zyrtarisht stafin të shkarkojnë TikTok në pajisjet zyrtare

22:35 / March 31, 2023

Policia e Dibrës: I pavërtetë lajmi për dhunimin e shtetases në Bushkash të Matit

21:57 / March 31, 2023

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë: Ja si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit në Kavajë

21:20 / March 31, 2023

Këshilltari ligjor i Alibeajt në PD jep dorëheqjen

21:00 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon përdorimin e ChatGPT

00:00 / April 1, 2023

Kujdes! Nëse në telefonin tuaj iPhone shfaqet ky njoftim tregon se ka probleme serioze!

23:49 / March 31, 2023

Korreshi: Mbi 20 deputetë janë me Bardhin, 2 ose 3 mbështesin Alibeajn

23:40 / March 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.