Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në doganën e Kapshticës.
Duke iu referuar burimeve nga Pika Kufitare e Kapshticës, mësohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike ndërsa janë të arrestuar disa persona.
Operacioni ka filluar prej mbrëmjes të së shtunës dhe po vijon ende.
