Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Operacion antidrogë te “Kodra e Diellit” në Tiranë, Policia thotë se janë tetë të arrestuar

10:31 / September 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Tiranës dhe ka cuar në pranga 8 persona dhe shpallur në kërkim një tek zona e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet. Grupi ishte kthyer në një shqetësim të madh edhe për banorët e zonës, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një çift bashkëshortësh, ku burri dyshohet se është “koka” e grupit. Të arrestuarit janë: Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, indrit Gjoshi, Devis Saliaj.

Njoftimi i plote

Finalizohet pas një hetimi gjashtëmujor, operacioni policor i koduar “Kodra e Diellit 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë lëshuar 9 urdhra ndalimi, nga të cilët janë ekzekutuar 8 dhe 1 është shpallur në kërkim.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjashtëmujor, janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore gjashtëmujore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodra e Diellit 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: H. R., 35 vjeç, V. B., 31 vjeçe, A. H., 19 vjeç, A. A., 20 vjeç, Xh. A., 21 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, D. S., 19 vjeç, dhe I. Gj., 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. R Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjobë e majme për “META” për skandalin me të dhënat e përdoruesve të Facebook

11:46 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026

PD, flamurin e dhunës, PS votën/ Kuvendi nuk ndal punën, votohen ligjet e integrimit

10:59 / October 22, 2026

Marjana Koçeku bëhet kameramene e opozitës

10:56 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.