Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacion kundër lojërave të fatit në Tiranë, 28 të arrestuar

10:41 / November 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 57
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të madh kundër lojërave të fatit, duke vënë në pranga 28 persona. Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin”.

Gjatë këtij operacioni, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 29 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

K. K., 31 vjeç, K. Gj., 28 vjeç, F. L., 28 vjeç, I. D., 52 vjeç, E. H., 28 vjeç, B. A., 53 vjeç, E. P., 29 vjeç, D. K., 28 vjeç, M. K., 41 vjeç, Xh. M., 32 vjeç, A. P., 31 vjeç, A. B., 32 vjeç, A. R., 29 vjeç, Sh. M., 40 vjeç, Sh. Ç., 31 vjeç, N. R., 28 vjeç, D. L., 45 vjeç, M. B., 52 vjeç, A. M., 58 vjeç, B. P., 54 vjeç, K. D., 18 vjeç, R. T., 18 vjeç, D. T., 36 vjeç, E. M., 19 vjeç, E. M., 21 vjeç, E. L., 37 vjeç, T. I., 37 vjeç, D. K., 33 vjeç, dhe G. H., 54 vjeç.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit T. Sh. (L), i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.