Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni antidrogë, 12 të arrestuar në Shqipëri dhe në Itali

11:51 / March 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e shtetit bën të ditur se 12 persona janë arrestuar në sajë të një operacioni të përbashkët antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë, si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të kokainës.

“Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: B. C. alias B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç”, thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar.

Operacioni “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga Policia italiane dhe Policia shqiptare.

Gjatë operacionit është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Në Shqipëri operacioni u zhvillua nga FAST Albania, RENEA, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në koordinim me Interpol Tiranën, IP Romën dhe UCI Albania.

Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: B. C. alias B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç.

Mëngjesin e sotëm u përmbyll operacioni ndërkombëtar policor i koduar “NEIKEA”, në kuadër të së cilit u ekzekutuan 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë të akuzuar për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.

Shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 01.04.2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25.06.2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P.

Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13.11.2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë.

Policia e Shtetit edhe gjatë këtij operacioni tregoi besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të luftuar përkrah partnerëve krimin e organizuar dhe siguron qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, më qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kudër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që ata konstatojnë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.