Një efektiv i policisë së komisariatit Shkodër ka rënë në humnerë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malet e Dukagjinit. Nga BalkanWeb, bëhet me dije, se efektivi i rrëzuar, quhet Rrok Frroku
Ditën e djeshme, Policia e Qarkut Shkodër ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në malet e Dukagjinit. Gjatë operacionit në terrenin e vështirë të Dushmanit, Rrok Frroku ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
BalkanWeb raporton se edhe pse kolegët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, ata nuk kanë mundur që ta nxjerrin efektivin dhe më pas është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin nga humnera, pasi terreni është tejet i vështirë.
Nuk dihet sesi paraqitet gjendja shëndetësore e policit, i cili tashmë ndodhet në spital.