Operacioni antidrogë në të gjithë vendin është ende në vijim teksa janë vënë në pranga pesë persona, tre në Tepelenë dhe dy në Fier.
Sipas njoftimeve të policive të qarqeve janë zbuluar fara kanabisi të mbjella në oborret e shtëpive.
NJOFTIMI I POLICISE TEPELENE
Tepelenë
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve A. Zh., 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, E. Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe K. Gj, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, pasi në oborret e banesave të tyre u gjetën kubikë të kultivuar me fara kanabisi.
NJOFTIMI I POLICISE FIER
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Y. Sh., 37 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, shtetasit D.Sh., 39 vjeç.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan, në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
