Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Operacioni në disa shtete për trafik klandestinësh, policia shqiptare dhe ajo italiane japin detaje

11:06 / January 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policiaa 740x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët në lidhje me operacionin e gjerë Shqipëri-Itali-Greqi ku u goditën 4 grupe kriminale për trafikim të klandestinëve kundrejt shumave që varionin deri në 10 mijë euro.

“Organizatorët nuk merreshin  vetëm me nisjen  por u mundësonin dhe disa shërbime të tjera me qëllim ikjen drejt vendeve të BE. Më shumë se një vit e gjysmë hetim. Sot mund të themi shpejtësia ishte falë dhe teknikave të reja të komunikimit. Krijimi i skuadrës së re të përbashkët na bëri të mundur që të shkëmbejmë në kohë reale me kolegët. Një tjetër pikë institucion që na bëri të mundur që të arrijmë në këtë rezultat dhe të arrinim në një shkëmbim sa më të mirë të informacionit këtë na e mundësoi eurojust. 2 individë ishin në krye të këtyre organizatav. Në Bari ku u kryen 5 arreste dhe tjera në veri të Italisë, e cila përbëhej nga 2 vëllezër të cilët përdornin emra të fantazuar dhe nuk përputheshin me faktet reale.

Duke qenë me emra fallco ato ishin të kërkuar nga shumë forca policore . Abua mund të quhej kreu i kësaj organizate, përmes hetimeve gjetëm emrin e tij të vërtetë. Një detaj tjetër ka të bëjë me bashkëpunimin e me forcat e tjera policore dhe europolin.  Përmes guardia di financia arritëm të kuptojmë pagesat. Ato varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro. Në varësi të distancës mund të kushtonte edhe më shumë”.

Dy prej grupeve kriminale operonin nga Italia, një në Shqipëri dhe një në Turqi. Nga ky operacion, janë arrestuar në total 47 persona, ndërsa vetëm në vendin tonë janë prangosur 25.

Seksioni i anti-Mafias në Prokurorinë e Leçes bëri me dije: “Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshme krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore. Janë përfshirë edhe forcat e policisë. Përmes tyre është bërë e mundur edhe përfshirja e agjencisë për shkëmbimin e informacionit që ka bashkëpunuar me zyrat e drejtorisë sonë.

Hetimet e kryera kanë bërë të mundura ekzekutimin e 22 vendimeve penale. Janë kryer edhe kontrolle në lidhje me disa agjenci shërbimi në Itali, janë denoncuar 52 persona që janë akuzuar për krimet që kemi paraqitur në slajd. Duke rënduar situatën e tyre sepse këto krime kanë karakter transnacional. Hetimet kanë bërë të mundur që të ndërtohen 30 flukse migratore të paligjshme. Pikat e takimit nga Turqia, përmes Shqipërisë, arrihej në bregdetin italian. Udhëtimet niseshin nga Greqia ose nga Shqipëria”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

“Kardinali i mrekullive”, ish-i burgosuri Bajraktari rrëfen vitet me kardinalin Ernest Simoni: Shpëtoi jetë njerëzish

16:31 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.