Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Operacioni “Patkoi”? Majko: Millosheviçi do destabilizonte Shqipërinë, me varka do sulmohej Italia

08:54 / June 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3610 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni “Patkoi”, i cili shërbeu për nisjen e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO, pasi synonte pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga policia dhe ushtria serbe, për Pandeli Majkon ishte një plan i Sllobodan Millosheviçi për të destabilizuar Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.

Ish-kryeministri shqiptar gjatë kohës së Luftës së Kosovës rrëfeu në emisionin “Debat” në A2 CNN, se ky operacion s’ishte dosido, pasi Beogradi synonte një skenar të ngjashëm me Bosnjën, me një valë të paprecedentë emigrantësh, duke shkaktuar një krizë humanitare që do të prekte edhe Greqinë e Italinë.

“Ajo që quhet operacioni ‘Patkoi’ nuk ishte dosido. Plani ishte goxha i sofistikuar. Ideja ishte që kalimi i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri do të destabilizonte komplet situatën dhe do ta linin vendin pa drejtim për shkak të mos menaxhimit të saj. I njëjti version supozohet se do të ndodhte në Maqedoni dhe kjo do të nxirrte një frustrim evropian, pasi supozohej se turmat e refugjatëve do të sulmonin me varka Italinë. Italia kishte një qeveri shumë të fragjilizuar, një koalicion shumë delikat dhe kishte një ministër, i cili në marrëdhëniet me shqiptarët ishte thuajse në kufijtë e poshtërsisë. Do të çekuilibronin komplet situatën në rajon dhe Millosheviçi do të bëhej mbret i situatës.  Pak a shumë pritshmëria ishte që të kishte një gjysmë-Bosnje por shumë herë më të ndërkombëtarizuar, pasi do të përfshihej Italia e Greqia. Një pjesë e refugjatëve supozohej se do të shkonin nga Maqedonia në drejtim të Greqisë. Numri i refugjatëve të Kosovës në Shqipëri arriti në 700 mijë vetë dhe ne thamë se jemi të gatshëm të presim deri në 1 milionë. Besoj se ishte vendimmarrja më e drejta e jona dhe bëmë detyrën, ta themi troç.”

Kosove Majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kush do të komunikojë me ne, jemi të hapur”/ Rama: Po punojmë për një paketë masash. Kush shkatërron, do paguajë

08:52 / October 20, 2026

Protesta e dhunshme/ Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal

08:50 / October 20, 2026

Rama viziton Ministrinë e Arsimit/ Protestat e dhunshme janë pjesë e një “lufte hibride”, synojnë marrjen e pushtetit me forcë

08:43 / October 20, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.