Në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti është ndërprerë operacioni i kërkim shpëtimit, pasi nuk ka raportime për trupa të tjerë në rrënoja.
E vetmja zonë ku ndodhen ekspertët është ajo në hotelin Mira Mare, ku mendohet se ka dhe një trup të pajetë.
Grupet e huaja të kërkim shpëtimit dhe vendet ku po vazhdon kërkimi.
-Thumane: Eshte mbyllur kerkimi
-Hotel Mira Mare: Grupet qe po punojne: Serbi, Mali i Zi
Trupa per t’u nxjerre: Mendohet 1 (nje) trup i pajete
-Keneta: Eshte mbyllur kerkimi
-Kryqi i Kuq: Eshte mbyllur kerkimi
-Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat): Eshte mbyllur kerkimi
Operacioni i kerkim shpetimit nuk deklarohet ende i mbyllur per Durresin. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se nderkohe po behen ende verifikime per Mira Maren. Operacioni i kerkim shpetimit aktualisht quhet i perfunduar vetem ne Thumane.