Forcat e Armatosura po shpërndajnë ujë, pako me ushqime, qumësht dhe maska për të lehtësuar sadopak vështirësinë me të cilën po përballen qytetarët në Kakavijë, mes të cilëve dhe fëmijë.
Këtij operacioni të FA i kanë ardhur në ndihmë dhe bizneset e mëdha në Gjirokastër, të cilët prodhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore.
“Si në çdo situatë të vështirë, edhe kësaj radhe shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre.
Operacionit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në #Kakavijë, i janë bashkuar edhe bizneset e mëdha në #Gjirokastër që prodhojnë apo tregtojnë produkte ushqimore.
ShqipëriSolidare🇦🇱”, shkruan ministrrja Xhaçka në postimin e saj në rrjetin social.
