Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Konspiracioni kundër inciativës “antikorrupsion”, si puç kundër SPAK

21:58 / May 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1716924368 kuvendd kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Miratimi i rezolutës antikorrupsion në Kuvend dhe vendimi për ngritjen e komisionit të posaçëm ka krijuar një debat artificial rreth mundësisë së prekjes së Reformës në Drejtësi nga një anë, dhe bojkotit të opozitës nga ana tjetër.

Fillimisht iniciativa e qeverisë po sulmohet si një përpjekje për të frenuar SPAK apo institucione të Reformës në Drejtësi. Që ka plot pendesa për pushtetin e plotë që i është lënë drejtësisë nga shumica, as që nuk diskutohet. Që ka ëndrra për të kthyer kohën e parë në drejtësi, është shumë e sigurtë. Por është absurde që të mendosh nga një anë që Edi Rama kërkon të përjashtojë opozitën nga ky proces dhe nga ana tjetër të minojë Reformën në Drejtësi.

Po si do ta minojë Reformën në Drejtësi kur nuk i ka 94 vota të ndryshojë Kushtetutën, ku gati është sanksionuar dhe paga e prokurorëve dhe gjykatësve specialë? Me çfarë mekanizmi do të frenojë pavarësinë e SPAK apo GJKOK, kur inspektori i lartë i Drejtësisë, të cilin e anatemuan si njeri të Edi Ramës, deri më sot nuk ka shqyrtuar thuajse asnjë ankesë ndaj SPAK apo GJKOK.

Çfarë mekanizmi mund të krijojë shumica në pushtet pa një shumicë kushtetuese kundër Reformës në Drejtësi? Asnjë. Por mbi të gjitha ajo nuk e ka reflektuar këtë vullnet askund.

Se hapi i parë që të ndërmarrësh një reformim të sistemit është shprehja e vullnetit politik për këtë. Qeveria nuk ka shprehur ndonjë vullnet politik për këtë çështje tek Rezoluta që mbështetet ky proces, që të kërkojë aleatë rrugës. 

Ndaj ky konspiracioni i madh kundër SPAK, që tek rrugica poshtë penxheres është i hapur dhe nuk lexohet, por që tek shumica në pushtet nuk shprehet askund por imagjinohet, është më shumë një dëshirë e fshehtë e Berishës dhe Metës që shumica të shkojë pas hallit të tyre, se sa objektiv i shumicës.

Nga ana tjetër, duket qartë që Edi Rama nuk është se po bën ndonjë kujdes apo temena të madhe për opozitën për t’u përfshirë në këtë proces. Deklarimet e tyre kundër Rezolutës, që është hapi i parë i shprehjes së vullnetit politik, ai me sa duket dëshiron t’i marrë të mirëqëna dhe të vazhdojë ngritjen e Komisionit me objektivat e tij. 

Ky është një argument edhe më i fortë që Edi Rama nuk ka plan as të kërkojë vota për një shumicë kushtetuese nga ky parlament. Me gjasa atij i duhet më shumë një kalë beteje antikorrupsion para zgjedhjeve, me shpresë se Kuvendi i ri do ketë kombinime të reja që mund t’ia lehtësojnë punën, se sa të lusë arkipelagun e partive opozitare të sotme, të bashkohen në këtë komision, kur ata vet kanë më shumë frikë nga njëri- tjetri të marrin pjesë, se sa nga Edi Rama.

Ndaj kur flitet për një konspiracion kundër SPAK apo Reformës në Drejtësi, duhet ta ndajmë mendjen nëse Rama është duke bërë ndonjë komplot me opozitën, apo jo. Nuk mund të ankoheni dhe që po përjashton opozitën, dhe që do të ndryshojë Kushtetutën, se nuk e ndryshon dot pa opozitën. Është e qartë që nuk i duhet të prekë Reformën në Drejtësi, por të identifikohet me të para zgjedhjeve, si institucioni më i besueshëm për shqiptarët.

Nëse opozita do t’ia prishë humorin, le të hyjë në Komision dhe t’i diktojë rregulla të reja për reformën antikorrupsion, për ta vënë në provë. Kështu vetëm sa i bëjnë nder duke i lënë në dorë betejën më të pëlqyer nga shqiptarët.

Mero Baze opinion spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Republika e prokurorëve” nuk është vetëm një metaforë

14:39 / September 13, 2026

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

18:17 / September 11, 2026

Luan Baçi në SPAK, deputeti demokrat paraqitet së bashku me avokatin

11:18 / September 11, 2026

Genti Tare: SPAK bëri show me Igli Taren, e mbajti 6 orë brenda, por vetëm një orë iu bënë pyetje

10:56 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.