Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Opozita ka rast të provojë nga “varet” drejtësia

20:00 / October 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Të gjitha institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri, duke filluar nga Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese, SPAK, ILD, etj nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Komisioni “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” drejtuar nga Fatmir Xhafaj. 

Komisioni, i cili shikohet si një përpjekje për një thellim të Reformës në Drejtësi, ka marrë muaj më parë mbështetjen e SHBA dhe Bashkimit Evropian të cilët u angazhuan se do të marrin pjesë për të mbikëqyrur punën e tij duke pasur si prioritet mos prekjen e arritjeve të Reformës në Drejtësi. 

Edhe pse ftesa në Komision për këto institucione nuk ka rol substancial por konsultues, refuzimi për të mos marr pjesë, është më i rëndësishëm se pjesëmarrja,  pasi ato nuk kanë pse përfshihen në një proces politikbërje. Dhe kjo përbën lajm kur vjen fjala për Shqipërinë. 

E sigurt është se SHBA dhe Bashkimi Evropian I kanë këshilluar ato të qëndrojnë larg këtij procesi të cilin do ta mbikqyrin vet ata. Por nga ana tjetër, ky zhvillim vjen në një kohë, kur parlamenti po zhytet në flak dhe opozita e Berishës po kërcënon luftë “për jetë e vdekje” kundër “drejtësisë së kapur nga Edi Rama”. 

Tani se sa e kapur nga Edi Rama është drejtësia mjafton ky zhvillim, ku gjithë institucionet e pavarura të Drejtësisë, refuzojnë ftesën e qeverisë për t’iu bashkuar një Komisioni që synon të merret me thellimin dhe rregullimin e punës së institucioneve të drejtësisë. Pra, Edi Rama nuk ka fuqi as ti bind ata të marrin pjesë në Komisionin Xhafa, edhe pse me këtë Komision kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim SHBA dhe BE. 

Tani opozita nga një anë gëzohet që këta po refuzojnë Edi Ramën dhe nga ana tjetër thotë këta janë ushtarë të Edi Ramës. Madje për këtë të dytën po përpiqen të ndezin zjarr parlamentin. Do të ishte më e udhës që opozita të ndjehej e mërzitur për këtë zhvillim, që së paku ti forcohej fabula që këto institucione janë kukulla të Edi Ramës. Se edhe rrebele ndaj Edi Ramës dhe ushtare të tij sikur nuk shkon. 

Në fakt mërzinë më të madhe ata e kanë pikërisht pse kuptojnë se kush ndikon mbi drejtësinë e re ,  dhe është e qartë se për ta do ishte shumë herë më mirë që drejtësia të dëgjonte Edi Ramën se sa SHBA dhe BE. Por këtë hall nuk ua zgjidhim dot. Është koha që kur hedhin benzinë në Kuvend apo molotov në rrugë kundër “drejtësisë së Edi Ramës”, të kuptojnë se kundër kujt po i hedhin vërtet. 

drejtesia Opozita varet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.