Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Përse Berisha është i tërbuar me opozitarët e rinj

18:16 / November 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Egërsia me të cilën Sali Berisha sulmon partitë e reja opozitare nuk ka lidhje me peshën e tyre politike. Ato janë ende të paprovuara dhe, nëse i referohemi traditës sonë përjashtuese ndaj të rinjve në politikë, ai mund t’i injoronte. Por në fakt, i ka kthyer në objekt sulmi prej kohësh.

Arsyeja nuk është thjesht elektorale, por më tepër politike.

Forcat e reja politike opozitare, edhe pse nuk janë të gjitha bashkë me njëra-tjetrën, kanë një veçori që e shqetëson Sali Berishën: ato nuk janë nën ndikimin e tij. Thjesht ia kanë shkelur hijen dhe e refuzojnë, duke zhbërë gënjeshtrën e tij më të madhe, se ai përfaqëson opozitën.

E gjithë beteja e Sali Berishës prej vitit 2021 ishte që të merrte monopolin e opozitarit të vetëm dhe, me atë monopol, të përpiqej të mbrohej si një lider opozitar i dënuar politikisht.

Fakti që ata e refuzuan dhe nuk iu bashkuan gënjeshtrës së tij, dhe akoma më keq, e zhbënë idenë e opozitës së bashkuar rreth Berishës, është arsyeja që ai i sulmon ata me tërbim.

Ideja e Berishës për të marrë monopolin e opozitës i bën ata armiqtë e tij më të mëdhenj.

Në zgjedhjet e pranverës që vjen, opozitarët shqiptarë nuk kanë alternativë vetëm Sali Berishën, por dhe së paku pesë parti të tjera, të dala kryesisht nga PD dhe nga disa veprimtarë të rinj politikë, që nuk e lënë ofertën opozitare në dorë të Sali Berishës.

Së dyti, ky fenomen e shqetëson Berishën, pasi për herë të parë ne kemi mundësi të verifikojmë elektoratin opozitar anti Berishë. Ata që do të votojnë Endri Shabanin, Alibeajn, Agron Shehajn, Lapajn, si dhe Bashën apo Dashamir Shehin, mund të mos jenë shumica opozitare, por është e sigurtë se do të jenë mijëra vota që do të tregojnë votat anti Berishë në opozitë.

Për herë të parë, Berisha do të përballet me statistikën që e zhbën atë dhe ia heq edhe me fakte kurorën që i vendos vetes si lideri i vetëm opozitar. Akoma më keq, ata i kanë hequr Berishës mundësinë e shantazhit për bojkot të zgjedhjeve, pasi nuk i binden urdhrave të tij. Opozita do të ketë ofertën e saj në zgjedhje, shkon apo jo Berisha drejt kutisë së votimit, pas dështimit qesharak të “mosbindjes” së tij civile.

Së fundmi, Berisha i trembet iniciativave të tyre politike, pikërisht pas zgjedhjeve, kur ai para demokratëve duhet të shpjegojë pse i çoi përsëri në humbje dhe ata do të jenë avokatët e opozitës së keqpërdorur nga Berisha.

E thënë shkurt, ata kanë demontuar të vetmen ëndërr që Berisha ka prej tri vitesh në politikë: të përdorë opozitën për hallet e tij. Tani llogaritë janë të ndara. Ata që shkojnë pas Berishës janë në betejë për hallet e Berishës. Të tjerët për hallet e opozitës.

Berisha Mero Baze terbua
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.