Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Sulmi fizik ndaj ekipit olimpik, është qëndrimi zyrtar i PD

20:41 / August 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekipi olimpik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Protestuesit e pakët para Bashkisë së Tiranës kanë sulmuar sot fizikisht ekipin olimpik shqiptar të cilët ishin për vizitë në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Edhe pse në dukje një incident banal, sulmi  zbulon qëndrimin zyrtar të opozitës në Shqipëri ndaj ekipit olimpik që i solli Shqipërisë dy medalje.

Ndërsa në vendet e tjera ekipet olimpike priten me festa popullore, në Shqipëri ke frik të dalësh dhe në foto me ta se opozita nuk duron dot që ata I kanë sjellë dy medalje Shqipërisë.

Sulmi është qëndrim zyrtar I PD-së Sali Berishës pasi jo vetëm që nuk ka asnjë distancim nga ai akt, por ka përgëzime në shtypin familjar të Berishës për atë sulm.

Pra protestuesit ndërprenë për disa minuta protestat për Papafingon pa leje të Adriana Kalasë dhe ju turrën ekipit olimpik fizikisht sikur të ishin armiq më të mëdhenj të saj.

Arsyeja është se opozita konsideron se kushdo që i sjell një sukses Shqipërisë largon shanset e saj për të ardhur në pushtet dhe I trajton të gjithë si armiq.

Së dyti, jo vetëm që nuk janë distancuar nga ai akt, por vazhdojnë të bullizojnë sportistët e natyralizuar si shqiptarë, duke I konsideruar medaljet  si akte korrupsioni dhe jo merita të politikave të shtetit shqiptarë për thithjen e sportistëve cilësor kundrejt shpërblimeve dhe kushteve  të krijuara nga politikat shtetërore.

Kjo tregon në të vërtet se çfarë atë mund të bëjnë për sportin nëse janë në pushtet, duke zhbërë gjithë politikat që kanë sjell një afirmim cilësor të Shqipërisë në sport si në ekipin kombëtar të Futbollit ashtu dhe në lojërat olimpike.

Dhe së fundmi duhet thënë se ky gjest mund te përbëj dhze një rekord botërër. Asnjë opozitë e asnjë vendi nuk ka sulmuar deri më sot ekipin e saj olimpik vetëm se është në opozitë . Nuk di kush I këshillon se kështu fitojnë më shumë pikë, por e sigurt është se ata mund ta amortizonin më mirë suksesin e qeverisë duke përshëndetur ekipin olimpik, se sa duke ju turrur ti  rrihnin. Sikur të kishin fuqi ti rrihnin, hajt se po ua falnim, por mund të hanin dhe një dru e pastaj do thoshin na rrahu Erion Veliaj.

ekipi olimpik opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.