Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Thirrja e Alpeve

10:48 / August 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
456237553 8271055006285834 2599761365244624340 n alpet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ndue Dedaj

Stina e verës mbase nuk përjetohet askund më bukur se në Tropojë. Duhet të jetë thirrja e Alpeve aq mahnitëse. Pyet njeriu veten, si ndodh të jenë të bukura kreshtat e larta alpine, edhe kur ato janë të zhveshura nga bimësia dhe presin borën për t’u hijeshuar? Tjetër është për to drita e mëngjesit, tjetër e mesditës dhe tjetër ajo e muzgut. Kur je këtu dielli nuk perëndon mbi Adriatik, por sikur bjen të flerë në ndonjë “sy të kaltër” bjeshke diku kah Jezerca.

Mbasi kemi përshkuar Gjakovën, kemi lënë mbrapa Qafë Morinën dhe fshati i parë që na pret është Kasaj, që së fundi është bërë me rrugën e re të asfaltuar. “Duket si një fshat zviceran”, thotë njëri nga bashkudhëtarët tanë. Ecim drejt qytetit “Bajram Curri” dhe teksa vështron shtëpitë që nxjerrin tym, me plot makina të vogla te porta dhe njerëz që hyjnë dhe dalin të krijohet për një çast ideja se në Tropojë nuk ka ndodhur braktisja e maleve. Kjo ngaqë njerëzit janë kthyer për ta kaluar verën mes freskisë.

Pimë një kafe në qytetin e heroit të Dragobisë dhe marrim udhën për një vizitë të shpejtë deri në Lekbibaj, pasi fundjava i përket Valbonës. Është një lloj “rikornicioni” paraprak për të shkuar në ditët që vijnë drejt Curraj – Epër. Ndërsa i bëjmë fotografi peizazhit malor karakteristik, me shtëpitë alpine nëpër shpate malesh dhe përrenjtë që befas i përpinë liqeni i Komanit, sipër shohim të ngrihën retë e tymit, pasi po digjet pylli. Nuk na zë syri ndonjë zjarrfikëse që po nxiton për atje!? Ai zjarr do të lërë plagën e tij në një mjedis që po bëhet përherë e më i kërkuar nga turistët…

Thirrja e Alpeve është në radhë të parë për t’i mbrojtur ato nga zjarret, sharra, betoni, HEC-et dhe çdo loj vrastari tjetër i tyre.

NDUE DEDAJ thirrja e alpeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.