Kryeministri Edi Rama ka vijuar këtë të martë turin “Për bashkinë që duam” në qytetin e Pukës, ku tha se opozita ka dalë hapur si pengesë për çeljen e negociatave dhe rrugën e zhvillimit të vendit. “Pa asnjë vizion, pa asnjë program zhvillimi alternativ, pa asnjë ide, e lidership, po thjesht bam e bum, bam e bum”, tha Rama.
Ai tha se ndryshimi mes maxhorancës dhe opozitës është Puka e sotme me Pukën dje. “Kanë dalë hapur si pengesë mes nesh, në hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe janë kthyer në bojatisës me pahir të një imazhi të papëlqyeshëm për Shqipërinë, është njësoj si dallimi mes Pukës sot dhe Pukës dje. Ky shesh sot jemi ne, ai shesh që ishte këtu dje janë ata që janë sot, njësoj”, tha Rama.
