Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Opozita e marrë peng”/ Rama i kujton Bashës 17 Majin: E vetmja natë që mbaj mend

21:11 / February 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për kryeministrin Edi Rama, PD është marrë peng nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Duke folur për “Zërin e Amerikës” Rama nuk hezitoi t’i kujtonte Lulzim Bashës takimin e natës së 17 majit 2017.

Në këtë datë pati një marrëveshje pas disa orësh takimi mes Bashës dhe Ramës. Kjo datë, sipas Lulzim Bashës ishte ditë e zezë për PD-në, ndërsa Rama tha sonte se ishte e vetmja natë që mban mend nga opozita.

“Është një pengmarrje e opozitës nga dy personazhe. Njëri non grata nga SHBA. Që është fundi i botës së një lideri. Ndërsa tjetri një humbës serial që flet sikur ka zbuluar Amerikën por është peng i vetvetes. Janë personazhe pa legjitimitet. Ne nuk kemi pasur opozitë gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk mbaj mend një ditë me një opozitë racionale e të arsyeshme. Gjatë qeverisjes mbase mbaj mend vetëm një natë me një opozitë racionale, por asnjë ditë. Ndaj po rrisim kapacitetin për të dëgjuar njerëzit. Pa dallime.” tha Rama.

Për sa u përket zgjedhjeve lokale të pjesshme Rama tha se gjithçka do të jetë në dorën e zgjedhësve për të vendosur, por ai nuk e cilëson një betejë politike për “jeta e vdekje”.

“Kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje të Kushtetutës nga Presidenti që mori peng këto komunitetet. Tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidatë që ofrojnë vlera dhe aftësi. Janë zgjedhje vendore jo politike. Jemi për bashkim jo për ndarje. Përballë kemi dy forca që janë në kunj me njëra tjetrën dhe të dyja janë pa legjitimitet moral. Për shkak të dy udhëheqësve të tyre që janë pengje të të shkuarës. U takon qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen e tyre. Nuk është një betejë për jeta vdekje. Është një ofertë. Dhe kush do që të ec para do u japë votën kandidatëve tanë. Kush do votojë për politikë me jetën e vet dhe do e paguaj nëse voton kështu duke e lënë bashkinë pa një kujdestar.” tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.