Ashtu si një ditë më parë dhe mbledhjet e sotme të komisioneve parlamentare opozita ka marrë pjesë fizikisht.
Deputeti i PD-së në komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Helidon Bushati tha se opozitës nuk iu dha fjala.
“Në sallën e komisionit nuk na u dha fjala. Ne do jemi prezent në komision, për të bërë të mundur rikthimin e parlamentarizmit, në mënyrë të tillë që kjo farsë, ky teatër absurd të përfundojë. Sidomos Edi Rama dhe 40 hajdutët e tij të mos marrin peng Shqipërinë”, tha ai.
Edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, në komisionin e Arsimit tha se maxhoranca nuk ishte e pranishme në komisionin përkatës. Ai tha se do të jemi këtu për betejë të përditshme.
