Ndërkohë që opozita do të protestojë para zyrës së kryeministrit, ky i fundit do të jetë në Vlorë për dialogun qytetar.
Madje vetë Rama një ditë më parë iu përgjigj dhe akuzave se po u bën presion njerëzve të shkojnë në takim me të.
“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”, shkruajti Rama.
