Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita serbe protestë para zgjedhjeve të së dielës. Mijëra serbë akuzuan Vuçiç për presion

10:28 / December 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1x 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme paralamentare në Serbi. Por mbrëmë mijëra serbë protestuan në Beograd dhe i bënë thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votime për të mbështetur ndryshimin. “Ne kemi udhëtuar 5000 kilometra, kemi biseduar me njerëz dhe ajo që mund t’ju themi është se Serbia ka filluar të zgjohet. Serbia nuk është i njëjti vend si dy vjet më parë, as nuk është i njëjti vend si dje. Serbia është duke u zhvilluar. Nuk jemi të sigurt nëse është zgjuar mjaftueshëm, por do ta zbulojmë më 17 dhjetor”.

Protestuesit e shohin masivitetin në votime si një shenjë rotacioni politik pas më shumë se 10 vitesh. Shumë prej tyre kishin një slogan “Dilni Votoni”. “Të jesh qytetar i Beogradit është çështje shpirti, kulture dhe identiteti. Dhe për atë frymë, kulturë dhe identitet do të luftojmë sërish në 17 Dhjetor! Prandaj, qytetarë të Beogradit, të dielën dilni dhe votoni, që kjo e keqe të mos kthehet më, dhe ta vulosim kthimin e identitetit të Beogradit”.

Për javë të tëra turma të mëdha të mbështetura nga opozita kanë protestuar në Beograd duke kundërshtuar kulturën e dhunës. Ata akuzojnë gjithashtu Vuçiçin se po i përdor mediat si mjet propagande, po vijon të kryejë korrupsion, i ka ushtruar presion votuesve si dhe ka lidhje me krimin e organizuar, akuza që Vuçiç dhe aleatët e tij i mohojnë. Një sondazh i fundit parazgjedhor, tregon se partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçic kryeson në këto zgjedhje me 39.8% të votave.

Serbia Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.